PSG largon Tuchel, hedh bastin për një trajner surprizë

Futboll

PSG largon Tuchel, hedh bastin për një trajner surprizë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:42
Thomas Tuchel

PSG po mendon një emër surprizë për stolin! Thomas Tuchel mund të mbyllë aventurën e tij me skuadrën franceze pas mbarimit të këtij sezoni. Emri i radhës që pritet të zëvendësojë gjermanin ë krye të stolit është Marcelo Gallardo.

Trajneri i River Plate ka bërë mjaft mirë me klubin argjentinas, pasi ka fituar dy kupa Libertadores dhe ka arritur suksese të tjera. Koha e tij në klub duket se po vjen drejt fundit dhe me shumë mundësi do të kalojë në Europë. 

Ekipi francez po mendon për teknikun Marcello Gallardos. Ky i fundit duket mjaft i aftë dhe ambicioz, prandaj ekipi francez kërkon që ta provojë në krye të skuadrës. Drejtori Leonardo po punon që të afrojë teknikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat