Cavani zgjedh Inter-in, Atletico Madrid bën gati 60 mln euro për yllin e Serisë A

Futboll

Cavani zgjedh Inter-in, Atletico Madrid bën gati 60 mln euro për yllin e Serisë A

Më: 26 maj 2020 Në ora: 23:50
Edinson Cavani

Duvan Zapata ka ndihmuar Atalanta-n që të bëhet e madhe në dy sezonet e fundit falë forcës fizike dhe nuhatjes së tij për golin.

Megjithatë, nëse do të vinte oferta e duhur, ai do të mund të pasuronte arkat e klubit.

Presidenti Percassi kërkon 60 milionë euro për kartonin e tij, por kjo nuk i ka frikësuar klubet që interesohen për kolumbianin.

Një nga këto skuadra është Atletico Madrid, që ka kthyer sytë nga ylli i bergamaskëve pasi Edinson Cavani ka bërë të ditur se do të preferonte një transferim tek Inter-i.

Sipas Sport Mediast, trajneri Simeone shikon tek ai karakteristikat e qendërsulmuesve që e kanë ndihmuar të ketë sukses në drejtim të Colchoneros.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit, pavarësish një pjese të parë  të sezonit të kushtëzuar nga një dëmtim që e ka mbajtur larg fushave për 3 muaj, Zapata ka arritur të lërë shenjë me zikaltrit në Itali dhe Europë.

11 gola në 15 ndeshje të kampionatit dhe 1 në 4 të Champions League. Një garanci që pëlqehet shumë edhe jashtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat