Kur Plisat ishin në Beograd dhe Prishtina “dërmonte” Zvezdën në Marakana

Futboll

Kur Plisat ishin në Beograd dhe Prishtina “dërmonte” Zvezdën në Marakana

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:59
Kur Plisat ishin në Beograd dhe Prishtina “dërmonte” Zvezdën në Marakana

“Plisat” njihen si njëra prej tifo-grupeve më të mira në trojet shqiptare.

Që prej vitit 1987 kur janë themeluar, “Plisat” i kanë qëndruar gjithmonë besnik klubit të Prishtinës.

Madje, tifozët prishtinas nuk kanë hezituar ta përcjellin nga afër skuadrën e zemrës edhe në kohën e ish-Jugosllavisë kur FC Prishtina garonte në elitë.

Ata ishin të pranishëm edhe në stadiumin “Marakana” në Beograd.

Në rrjetin social “Facebook”, tifo-grupi kryeqytetas ka publikuar pamje të tifozëve nga ndeshja kundër Crvena Zvezdës.

Ndeshjen në fjalë, FC Prishtina e kishte fituar me rezultat 3:1 në mes të Beogradit.

“Pamje të rralla nga Stadiumi në Beograd – Marakana.

Tifozët e flaktë të Prishtinës me rekuizita në pjesën veriore të stadiumit.

Në këtë ndeshje Prishtina triumfoi me rezultat 1-3 midis Beogradi, ndaj ekipit të Yllit të Kuq.

Prej vitit 22′ historia jena na!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat