Skuadra e Lirisë homazhe të varri i futbollistit të vrarë nga regjimi serb

Futboll

Skuadra e Lirisë homazhe të varri i futbollistit të vrarë nga regjimi serb

Nga: K. G. Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:05
Skuadra e Lirisë homazhe të varri i futbollistit të vrarë nga regjimi serb

Skuadra me renome e futbollit Liria nga Prizreni kujton futbollistin Përparim Thaçi, që u vra nga regjimi kriminal serb.
Thaçi ka qenë prej futbollistëve më të mirë në vitet e 90-ta dhe sot emrin e tij e mbanë stadiumi në Prizren. 

“Në 22 vjetorin e rënies. Liria përkujton Përparim Thaçin.

Të mërkurën KF Liria, prirë nga kryetari Qemal Krasniqi, bëri homazhe te varri i dëshmorit ‘Përparim Thaçi’.

Ai, ra heroikisht me 27 maj 1998 në një pritë mes fshatrave Bellacërkë e Xërxe bashkë me dy bashkë luftëtarë, derisa kryenin detyrat e pjesëtarit të UCK-së, me bazë në Drenoc.

Veprën e tij, pos drejtuesve të Lirisë e futbollistëve, e nderuan me homazhe edhe përfaqësuesit e Arpagjikëve”, thuhet nga KF Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat