FC Ballkani kryen testet për “Covid-19”

Futboll

FC Ballkani kryen testet për “Covid-19”

Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:23
FC Ballkani kryen testet për “Covid-19” – pamje

Ekipi i Ballkanit është klubi i radhës i Superligës së Kosovës që ka kryer testet për koronavirus.

Ditën e djeshme, u raportua se ekipi i Ballkanit është duke refuzuar që t’i kryejë testet për Covid-19 në qytetin e Prizrenit.


Trajneri Ismet Munishi, tha se Ballkani kërkon që testimet t’i bëhen në Suharekë.

Insporti ka siguruar pamje të FC Ballkani duke i kryer sot testimet për Covid-19 në qytetin e Suharekës.

Kujtojmë se deri më tani në përjashtim të futbollistit të Dritës, Izair Emini që rezultoi pozitiv me virus në Maqedoni të Veriut, në Kosovë për fat të mirë ende asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat