Ky është vendimi i Dortmundit për Favre

Futboll

Ky është vendimi i Dortmundit për Favre

Më: 27 maj 2020 Në ora: 15:36
Ky është vendimi i Dortmundit për Favre

Kryetrajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, ka marrë mbështetje nga krerët e klubit të mërkurën, një ditë pasi që skuadra e tij ka pësuar 1:0 nga Bayern Muencheni në Bundesligë, duke iu zbehur gjasat për titull, shkruan agjencia Reuters.

Dortmundi ka mbetur shtatë pikë prapa Bayernit që kryeson, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Dortmundi është eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve. Trajneri zviceran Favre ka edhe një vit kontratë me Dortmundin. Është edicioni i dytë rresht që ai do të mbetet pa trofe.

“Për momentin nuk ka arsye për të diskutuar për trajnerin. Ne jemi duke luajtur një pjesë të dytë të stinorit shumë të mirë. Deri të martën, ne kishim fituar 27 nga 30 pikët e mundshme”, ka thënë shefi-ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke për “Funke”.

Dortmundi ishte futur në ndeshje me një seri prej gjashtë fitoreve rresht. Por, duhet të kënaqet me një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se Lucieni ka qenë shumë i përqendruar në javët e fundit. Ai nuk jep përshtypjen e një njeriu që është në presion”, ka thënë Watzke.

Vet Favre ka thënë se nuk mendon për dorëheqje.

“Ne ende kemi edhe gjashtë ndeshje për të luajtur dhe duam të japim më të mirën në ato ndeshje”, ka thënë Favre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat