E kishin paralajmëruar...

Futboll

E kishin paralajmëruar...

Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:23
E kishin paralajmëruar...

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka folur sot për përhapjen e pandemisë Covid-19, e cila ka pasur një ndikim të madh në çdo fushë të jetës, përfshirë dhe futbollin.

Sipas numrit 10 të Barcelonës dhe gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, diçka e tillë ishte paralajmëruar, por askush nuk i mendonte të tilla pasojat.

“Jam i sigurt se asnjë prej nesh nuk e mendonte se diçka e tillë do të ndodhte”, ka thënë Messi.

“Disa njerëz kishin paralajmëruar botën për përhapjen e ndonjë pandemie, por nuk e kisha imagjinuar se do të kishte këtë ndikim që po tregon. Një impakt shumë i madh, që po ndikon në të gjithë botën”, u shpreh Messi.

Kampionati në Spanjë, ashtu si në çdo vend tjetër, ka më shumë se dy muaj i ndërprerë.

Gjermania ka rifilluar futbollin, ndërsa vetë La Liga, pritet të rifillojë me datë 8 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat