Pandemia, futbolli pa tifozë dhe Argjentina: flet Leo Messi!

Futboll

Pandemia, futbolli pa tifozë dhe Argjentina: flet Leo Messi!

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:16
Lionel Messi

Lionel Messi, kapiteni i Barcelonas, është kthyer të flasë dhe e ka bërë në adresën zyrtare të ADIDAS, që është edhe sponsori i tij personal. Argjentinasi u ndal fillimisht te pandemia që bllokoi futbollin, botën dhe solli shumë viktima e të infektuar.

“Askush nuk e priste një skenar të tillë! Virusi ka pasur një impakt të llahtarshëm në nivel botëror dhe nuk është e lehtë të punosh apo jetosh me këtë pasiguri. Disa njerëz kishin paralajmëruar botën për përhapjen e ndonjë pandemie”.

Sa i përket ndeshjeve me dyer të mbyllura, Leo u shpreh: “Të luash me dyer të mbyllura është një sfidë e re për të gjithë ne. Si skuadër përgatitesh në të njëjtën mënyrë, por individualisht ndryshe. E kam kaluar njëherë dhe ka qenë eksperiencë ndryshe”.

Spanja po përgatitet të rinisë futbollin dhe La Liga ndeshjet: “Kur të kthehemi të luajmë, do të jetë një nisje e re. Do të kemi kohë për t’u përgatitur dhe do të arrijmë të rikuperojmë edhe disa lojtarë të dëmtuar. Teknikisht do të jetë i njëjti sezon, por besoj se eksperienca që do të përjetojmë do të jetë ndryshe. E di që do të jetë e çuditshme, por kam shumë dëshirë të kthehem”.

Kombëtarja dhe Kupa e Amerikës: “Do të kishte qenë një event i rëndësishëm për mua, mezi pres të luaj sërish. Ishte e vështirë të pranonim shtyrjen por…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat