Reagim i ashpër ndaj FFK-së nga KF Mitrovica

Futboll

Reagim i ashpër ndaj FFK-së nga KF Mitrovica

Më: 27 maj 2020 Në ora: 20:50
KF Mitrovica

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës.

Në këtë mbledhje është vendosur që në konkurrencën e femrave në Superligë të zhvillohet një ndeshje e cila do të përcakton kampionin.

Kështu, në finale të kësaj ndeshje do të luajnë dy skuadrat me pikë të njëjta në krye të tabelës, Mitrovica e Feronikeli.

“KE shqyrtoi dhe garat në Ligën e femrave dhe konstatoi dhe se në dy Ligat e femrave nuk ekzistojnë kushtet për rifillimin e garave, por duke qenë se në konkurrencën e femrave, skuadra kampione merr pjesë në garat evropiane, atëherë dy skuadrat e para KFF ”Mitrovica” dhe KFF ”Feronikeli” që kanë pikë të barabarta do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese ku fituesi shpallet kampion. Vitin e kaluar është hequr elementi i gol-dallimit për të përcaktuar kampionin dhe kampioni përcaktohej në bazë të ndeshjeve të ndërsjella”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar skuadra kampione dhe fituese e Kupës, Mitrovica.

Kjo skuadër e ka quajtur vendim të padrejtë zhvillimin e një ndeshje ‘finale’ mes vendit të parë dhe vendit të dytë

Më poshtë reagimi zyrtar i KFF Mitrovicës:

Vendim i pa drejtë nga ana e FFK-së diskriminon futbollin e femrave.

Sot KE paska marrë vendim me i vazhdu garat në IpkoSuperligë në futbollin e meshkujve, ndersa paska anulu Ligat e tjera, njëjtë edhe për Ligen e femrave paska vendos mos me garu e as mos me u anulu, por me lujtë një ndeshje pas një muaji, vendim i padrejt dhe mund të themi edhe absurd , diskriminues, jo human dhe jo sportiv.

Vendim të tillë nuk gjenë në asnjë federatë.

Ka kohë që FFK ka qasje diskriminuese dhe injoruese ndaj futbollit të femrave, si nga ana financiare ashtu edhe nga investimet në Infrastrukturë ,tani me këtë vendim interferoj drejtpërdrejt edhe në garat sportive.

Përkunder se ne KFF Mitrovica jemi klubi i vetëm, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon që ka arritur në garat ndërkombëtare deri në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Bazuar në pauzen e gjatë, zhvillimi i vetëm një ndeshje dhe jo i tërë kampionati është me rrezik edhe për shëndetin e futbollisteve.

Vendimin e sotëm do të apelojm edhe në instanca të tjera,sepse KE i FFK-së ka shkelë rregulloren e FFK 2019/2020 e ku në nenin (66 pika 6..7)ceket qartë se si përcaktohet Kampioni.

Ne si klub nuk e dijm se mbi cilen bazë dhe ne cilin nen është thirrur KE për t’a caktuar një ndeshje përcaktuese ,FFK duhet të vendos ose të vazhdohen garat ose të anulohet kampionati.

Investimet shumë vjeçare nuk mund të përcaktohen me një lojë pas një pauze pothuajse 7 mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat