Portieri i Real Madrid: Kjo është puna më e vështirë në botë

Futboll

Portieri i Real Madrid: Kjo është puna më e vështirë në botë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:34
Andrij Lunin

“Të bësh portierin për Real Madrid është puna më e vështirë në botë”.

Fjalë  të Andrij Lunin, portieri në pronësi të Real Madrid, aktualisht i huazuar tek Ovideo, skuadër e kategorisë së  dytë të futbollit spanjoll.

Në një intervistë të dhënë për AS, Lunin ka pranuar se pret një mundësi tjetër me Los Blancos: “Për momentin, nuk di asgjë për rikthimin te Real madrid për sezonin 2020/21”, ka thënë portieri.

“Hapi i parë është ta përfundoj këtë sezon pa asnjë rrezik për shëndetin. Presim me padurim të kthehemi në fushë. Të them  të drejtën, kjo ndalesë prej dy muajsh është shumë. Në futboll, kjo ka një ndikim më të madh në krahasim me jetën e përditshme”.

“Tani dua të arrij objektivat me Oviedo-n. Shpresoj të tregoj nivelin tim në mënyrë që Zidane të mund të më japë mundësinë që  të kthehem te Real Madrid”.

“Natyrisht, vendimi varet nga drjetuesit madrilenë. Të jesh portieri i Real Madrid është puna më e vështirë në botë? Po. Kritikat? Kam një trajner personal, një staf teknik dhe shokë skuadre që më mbështesin”.

Në këtë sezon, Lunin ka marrë pjesë në 11 ndeshje me Oviedo-n, duke mos pësuar gol në dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat