Alarm tek skuadra italiane, dyshohet për një rast me COVID-19

Futboll

Alarm tek skuadra italiane, dyshohet për një rast me COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Skuadra e Bolognas dyshon se një anëtar i stafit të tyre është infektuar me COVID-19.

Në një deklaratë zyrtare të klubit, Bologna bën të ditur se skuadra do të mbajë stërvitje të izoluar nëse personi në fjalë përfundimisht teston pozitiv.

“Raundi i fundit i testimeve nga grupi i ekipit zbuloi një rast të dyshuar për COVID-19”, thuhet në deklaratë.

Bologna është duke pritur analiza të mëtutjeshme rreth rastit të dyshuar.

Sipas protokollit të ri, nëse një anëtar i klubit del pozitiv, e gjithë skuadra do të mbahet e tërhequr për 14 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat