Dalin rezultatet e testeve për koronavirus në klubin e Ballkanit

Futboll

Dalin rezultatet e testeve për koronavirus në klubin e Ballkanit

Më: 27 maj 2020 Në ora: 23:01
Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se të gjitha testet për koronavirus ndaj futbollistëve dhe stafit të klubit kanë dalë negative.

Lojtarët dhe stafi i klubit nga Suhareka u testuan sot gjatë ditës, ndërsa rezultatet e ardhura këtë mbrëmje tregojnë se nuk ka asnjë te prekur me koronavirus në skuadër.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ballkani, si të gjitha klubet e Ipko Superligës së Kosovës, i nisi përgatitjet për rifillimin e sezonit në fillim të kësaj jave, edhe pse ishte zëshëm kundër rifillimit të sezonit në Ipko Superligë.

Lojtarët e Superligës nuk u testuan deri gati një javë pas rifillimit të stërvitjeve dhe vetëm pasi lojtari i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv me Covid-19 javën e kaluar.

Ballkani kishte refuzuar të shkonte në Prizren për t’u teskuar, dhe nuk e pranoi testimin në ndonjë vend tjetër pos Suharekës.

Superliga do të rikthehet në fillim të muajit qershor, me Ballkanin që do të përpiqet ta ruajë kreun e tabelës dhe të shpallet kampion, me 11 ndeshje të mbetura deri në fund.

Skuadra e Ismet Munishit mbledh 44 pikë në krye të renditjes, një më shumë se përcjellësi i parë, Drita dhe tri më shumë se Gjilani dhe Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat