Ylli i Premierligës thotë se titulli i Liverpoolit s’do të ketë integritet - Bota Sot
Ylli i Premierligës thotë se titulli i Liverpoolit s’do të ketë integritet

Futboll

Ylli i Premierligës thotë se titulli i Liverpoolit s’do të ketë integritet

Më: 28 maj 2020 Në ora: 10:33
Troy Deeney

Sulmuesi i Watfordit, Troy Deeney, ka thënë se i vjen keq për Liverpoolin, sepse edhe nëse e fiton titullin në Premierligë këtë sezon, atij do t’i mungojë integriteti për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të kuqtë udhëheqin në krye të renditjes në Premierligë, me 25 pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City, dhe ishte vetëm dy fitore larg titullit kur sezoni u pezullua në mars për shkak të përhapjes së Codi-19.

Premierliga është ende në bisedime për rifillimin e sezonit, me klubet që tashmë janë pajtuar për ta lejuar kontaktin gjatë stërvitjeve.

Por rifillimi i kampionatit do të ndodhë nën rrethana të çuditshme, përfshirë pa praninë e shikuesve në stadiume.

Deeney ka thënë se çfarëdo përfundimi i sezonit do të jetë i padrejtë për Liverpoolin, i cili e meriton plotësisht titullin e parë anglez pas plot 30 vjetëve.

“Besoj se sa i përket integritetit të këtij sezoni, ai nuk ekziston; është zhdukur. Ndiej keqardhje për Liverpoolin sepse pavarësisht se si përfundon sezoni, ai e meriton titullin. Liverpooli e meriton trofeun”, tha Deeney.

“Por pavarësisht se si përfundon, edhe nëse i luajmë të gjitha ndeshjet, prapëseprapë sezoni do të njolloset nga pandemia”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat