Icardi te PSG, punë e kryer. Ja detajet e marrëveshjes me Interin

Futboll

Icardi te PSG, punë e kryer. Ja detajet e marrëveshjes me Interin

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:06
Icardi

Icardi do të mbetet te PSG, vetëm detajet dhe zyrtarizimi mungojnë. Këtë e bën me dije sot “L’Equipe”, që në faqen e parë të saj. Ndarja nga Interi ndodhi verën e kaluar, por tani po ndodh “divorci” i vërtetë. Bomberi argjentinas tashmë ka një marrëveshje me klubin parizien deri në vitin 2024, ndërsa akordi duket afër edhe mes dy klubeve.

Leonardo, njeri i merkatos së PSG, arriti t’i ulë paksa pretendimet e zikaltërve. Interi do ta shesë ish-kapitenin te kampionët francezë, jo për 70 milionë euro, sa ishte rënë dakord më 2 shtator 2019, kur sulmuesi u largua nga Milano. Marrëveshja do të mbyllet për 60 milionë, plus bonuse të tjera, për sa kohë që ato janë lehtësisht të arritshme.

Zhvillimet konkrete përfundimtare priten për sot. Të gjitha detajet e shit-blerjes duhet të mbyllen brenda majit, teksa kontaktet mes Leonardo, Ausilio dhe Marotta janë intensifikuar në orët e fundit. Mësohet se Interi po planifikon të marrë Edinson Cavani, i cili del i lirë parizienët. Në rrugën për një mirëkuptim të menjëhershëm dhe për “tymin e bardhë”, me siguri, të gjitha gjërat do të zyrtarizohen në fundjavë.

Image
L’Equipe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat