Sanchez do të kthehet te United, Interi planifikon...

Futboll

Sanchez do të kthehet te United, Interi planifikon...

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:00
Sanchez do të kthehet te United, Interi planifikon...

I blere nga Real Madrid 60 mln euro, në sezonin e parë në “Bernabeu” mes dëmtimeve dhe vonenës së përshtatje, Luka Jovic nuk ka treguar asgjë nga ajo që ishte parë te Frankfurt.

Për këtë arsye, Zinedine Zidane ka dhënë “ok” për huazimin e serbit ose shitjen e tij të paktën për një vlerë rreth 50 mln euro për të mos dalë me humbje. Shumë skuadra po mendojnë për sulmuesin, por pengesa numër “1” është rroga: 10 mln euro në sezon.

Ideja e fundit pas Milan dhe Napoli është Interi, që nuk do të blejë Sanchez, i cili do të kthehet te Manchester United. Zikaltërit janë duke menduar një strategji “Morata” (siç bëri Juventusi) duke e blerë dhe duke i lënë “recompra”, pra riblerjen galaktikëve.

Por, duhet që Reali të paguajë gjysmën e rrogës për serbin dhe gjysmën tjetër Interi. Sipas “Corriere dello Sport”, megjithatë, jemi ende në fazat e para të studimit të strategjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat