Kush i shanë yjët tanë?!

Futboll

Kush i shanë yjët tanë?!

Nga: Miftar Dragidella Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:57
Kujtim Shala dhe i ndjeri Fadil Vokrri

Rreth një polemike

(vetëm ai që gërvallet nga ekrani e frikëson fëmijët)
Kur ne shqiptarëve kudo që ishim, Kujtim Shala na bënte të mburremi, disa që mendojnë se dinë, por nuk dinë asgjë dhe as nuk munden të dinë se futbollin as në TV nuk e kanë përcjell, duke menduar se fitojnë ndonjë gradë, shajnë. E kë e shajnë?

Shajnë yjet tanë. Ne jemi kësi populli. I shajmë yjet e i lavdërojmë hiçat. I lavdërojmë dhe ju besojmë atyre që NUK DINË ASGJË POS LAJKAVE TË PAVLERA! 

Image

Ani kush flet për Kujtim Shalën?

Kur flitet për futbollin vetëm Fadil Vokrri do të kishte të drejtë të flasë për Kujtimin. Tjerët ASNJË. Mos të flasim për një GURMAZGJI që në këtë kohë iu mundësua të gërvallet nga ekrani e që në fakt nuk nuk di si luhet loja e futbollit. 

Image

Partizan, Prishtinë, Dinamo e klube franceze e gjermane e donin dhe e respektonin Kujtimin. Ne e donim shumë se përfaqësonte kombin tonë edhe në Beograd, edhe në Prishtinë, edhe në Zagreb, edhe në Rennes, edhe në Stuttgart, edhe në Düsseldorf, edhe në Leipzig, edhe në Chemnitz edhe në Mannheim e kudo, kurse sot e shajnë ata që nuk dinë ku është Podujeva! 

Image

Le ta dijë gjithkush se Kujtim Shala, jo për MERITA, po për dijen dhe karakterin që ka meriton të jetë në ballë të ndonjërit seleksion të Kosovës.

Kapiteni shumëvjeçar i kombëtares shqiptare Rudi Vata e dëshironte Kujtimin në ballë të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ishte i preferuari i tij. 

Image

Po e jap një mendimn e Rudi Vatës, që para shumë vitesh u rrëfye në një intervistë për gazetën „Bota sot“, që e zhvilluam në Hamburg. 

Image

Ne nuk do të jemi kurrë në një rrugë të mbarë, kur nga mesi ynë dëgjohen sharje për yjët tanë të cilët dikur na sillnin mburrje dhe krenari. 

Image

Shikoni fotot dhe binduni në aktivitetet e Kujtim Shalës për bashkatdhetrët e vet.
I lumtë Kujtimit!
Autori është aktivist i shquar i futbollit, menaxher në FFSHGJ, ish sekretar i Malishganit dhe ish kryetar i KF Dukagjinit të Klinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat