Rosell rrëfen burgun: I fal të gjithë, por...

Futboll

Rosell rrëfen burgun: I fal të gjithë, por...

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:20
Rosell rrëfen burgun: I fal të gjithë

Sandro Rosell ka prezantuar këtë mëngjes, në mënyrë telematike, librin e tij “Një përqafim i fortë, 645 ditë dhe netë”, përmes të cilit ish-presidenti i Barçës dëshironte të linte dëshminë e përvojave, reflektimeve, mendimeve, ëndrrave dhe maktheve të netëve të kaluara në burg. Rosell nuk i është fshehur në asnjë teme.

Titulli i librit
“Në burg, kur ditët kalojnë, megjithëse pata fatin të isha me një mik, si Joan, ti e kupton se të mungon dashuria fizike e njerëzve që doni, që i vlerëson. Ne e vendosëm këtë titull, sepse nënkupton atë që dëshiron më së shumti. Kur je i lirë e konsideron gjithçka normale, të paktën para pandemisë së Covid-19, por në burg është diçka shumë ekskluzive. Ishte shumë emocionuese kur merrje një përqafim të sinqertë atje. Kur të mbarojë pandemia e koronavirusit iu rekomandoj të gjithëve të përqafohen më shumë dhe më fort. Unë nuk pendohem për asgjë që kam shkruar. Ai që do të dëshiroja të veçoja më shumë është paragrafi i fundit i librit”.

Presidenca 2021
“Nuk do të ndodhë. Gjërat e njëjta nuk duhet të përsëriten. E kujtoj me nostalgji presidencës e Barçës, kohën kur njerëzit votuan për mua. E kam bërë me dashuri atë detyrë, është një përvojë e jashtëzakonshme, që do ta marr me vete në pjesën tjetër të jetës. Nuk është në planet e mia për të kandiduar sërish. I premtova nënës sime se, për sa kohë të jetë gjallë, nuk do ta bëja këtë. Shpresoj që ajo të jetojë për shumë vite. Edhe pse “kurrë mos thuaj kurrë”, mendoj se nuk do të bëhem më president i Barcelonës. Unë, pothuajse absolutisht mund të them jo”, shkruan telesport.

Falje
“Ata që e kanë bërë nënën time të qajë, nuk do t’i fal kurrë. Pjesën tjetër, të gjithë. Nëse më pyesni për zemërimin që kam, nga 0 deri në 10, unë jam te 2”.

Bordi i Drejtorëve
“Nuk do t’ia vlente. Kushdo që ka qenë president i Barçës nuk do të kishte kuptim të bëhej drejtor më vonë. Ai tashmë ka pasur nderin më të lartë dhe nuk do të kishte kuptim një pozicion më i ulët”.

Presidenca e Bartomeu
“Mandatet e Bartomeu duhet të vlerësohen në tërësinë e tyre. Ai është një mik i ngushtë i imi dhe kam shumë empati për të. Në tërësinë e tij është një mandat shumë i mirë. Ju duhet të shikoni statistikat dhe shifrat, sepse ato nuk mashtrojnë. Nëse shikoni titujt, janë të konsiderueshëm; 2.5 për sezon. Nëse shikoni aspektin ekonomik, të gjitha vitet kanë sjellë përfitime. Natyrisht, jo këtë vit, pasi klubet do ta vuajnë krizën e Covid-19″.

Si u prit kur doli nga burgu
“Gjashtë gjyqtarë na shpallën të pafajshëm. Në Spanjë ekziston një prezumim i pafajësisë, edhe nëse nuk përmbushet kurrë. Përgjigjja e njerëzve në rrugë ishte më e mirë se sa kur isha president. Mbaj mend dy detaje. Duke ecur në Barcelonë, një zonjë më ndaloi dhe më pyeti nëse mund të më përqafonte e të më dhuronte një puthje. Janë ato përqafime, të përfshira edhe në faqet e librit. Gjithashtu, dihet se më kanë dërguar letra, email apo mesazhe, ku më kërkojnë falje, sepse kishin dyshuar tek unë. Është normale të dyshosh, sepse është e vështirë të mendosh që një shtet ka krijuar prova false, se Gjykata Kombëtare është shqetësuar për diçka që do të kishte ndodhur në Brazil. Të mendosh që një prokuror ngrihet në mëngjes dhe vendos të akuzojë një biznesmen nga Barcelona për diçka që kishte ndodhur, në teori, në Brazil, dhe se, përveç kësaj, ai kishte qenë president i Barçës…. Duhet të jetë dikush prapa drejtësisë, që e ka shkaktuar këtë. Flas për pjesën jojuridike të shtetit. Dhe dua ta di se për kë bëhet fjalë. Kësisoji, unë kam paraqitur një ankesë te gjykatësi Lamela”.

Karantina
“Ndihem keq duke e thënë këtë, por për mua ka qenë e mrekullueshme. Izolimi prej Covid-19 ishte një makth për të gjithë, i tmerrshëm për jetën dhe ekonominë, por për mua, nëse e krahasoj me të qenurit në burg… Kam qëndruar në shtëpi me gruan dhe vajzat e mia, jam çmallur me to. E kuptoj që për njerëzit ka qenë e vështirë, mbyllja do të ketë qenë e tmerrshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat