Kampionati rifilloi ditën e djeshme - Bota Sot
Kampionati rifilloi ditën e djeshme

Futboll

Kampionati rifilloi ditën e djeshme

Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:00
Kampionati rifilloi ditën e djeshme

Ditën e djeshme është rikthyer të luhet kampionati në Çeki, me skuadrat që pas stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore, luajtën ndeshjet zyrtare. 

Në këtë kampionat, luan edhe një lojtar shqiptar, i cili duket se është kthyer në një formë shumë të mirë pas pezullimit të futbollit.

Bëhet fjalë për Kristi Qosen, i cili aktivizohet me skuadrën e Karvina. Këta të fundit kanë barazuar 0-0 ditën e djeshme, ndaj rivalëve të Opava, duke qëndruar teksa mbeten në zonën e ftohtë.

Qose ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe pas përfundimit është zgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes. Duket se mesfushori shqiptar është kthyer në një formë të përkryer pas pezullimit të futbollit, teksa tashmë do përpiqet që së bashku me skuadrën e tij të ngjiten në renditje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat