Një karton larg rekordit në Bundesliga, luftëtari me helmetë nuk di të “zbutet”

Futboll

Një karton larg rekordit në Bundesliga, luftëtari me helmetë nuk di të “zbutet”

Më: 28 maj 2020 Në ora: 17:55
Bundesliga

Kemi parë lojtarë me maskë për të mbrojtur hundën, me kokore për të mbrojtur kokën dhe me syze sepse nuk sheh mirë, por rasti i Klaus Gjasulës, mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë, është edhe më unik!

E thërrasin “Futbollisti me Helmetë” për shkak se përpara disa kohësh përplasi kokën gjatë një dyluftimi ajëror dhe rrezikoi jashtëzakonisht shumë. Kjo e shtyu që të mbrohej dhe vendoste helmetën e tij, të cilën e vendos gjatë ndeshjes dhe e heq pas saj.

Lojtari i Paderbon, tamam si një luftëtar, nuk ndalet përpara asgjëje dhe nuk e tërheq këmbën kur është për të bërë ndërhyrje agresive, aq sa 15 kartonë të verdhë këtë sezon e dëshmojnë.

Përballë Augsburg, vendosi rekordin personal për kartonë të akomuluar në një sezon duke u barazuar me legjendën Stefan Effenberg (15 kartonë të verdhë në sezonin 1998-1999), por tashmë është pranë rekordit absolut dhe do të mjaftojë një ndërhyrje nga ato që tashmë na ka mësuar për të shkuar në 16 kartonë!

Në vend të parë mbetet polaku Tomasz Hajto, me 16 të verdhë të marrë në të njëjtin sezon me ish-kapitenin e Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat