Liqeni në Superligën e Kosovës

Futboll

Liqeni në Superligën e Kosovës

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:27
Liqeni në Superligën e Kosovës

Skuadra e futsalli Liqeni është anëtar i Superligës së Kosovës. 

“FC Liqeni – Drenas anëtari më i ri i Superligës së futsallit në Kosovë!
Pas vendimit të FFK-së për ndërprerjen e garave në Ligën e Parë të Futsallit për shkakun e pandemisë edhe zyrtarisht jemi pjesë e Superligës si lider i grupit B nga liga e parë 

Ky sukses i ekipit nuk është i rastësishëm pasi edhe në gara kemi qenë skuadër me balanc të jashtëzakonshëm me +4 pikë diferencë nga vendi i dytë!

Ne si ekip , premtojmë se , Drenasin do ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme në Superligë, ashtu edhe si na ka hije .

Falenderim për gjithë akterët që së bashku e realizuan këtë objektivë , duke filluar nga kryesia e klubit , stafi teknikë dhe lojtarët e ekipit e në mënyrë të veçantë gjithë tifozerin tonë”, njofton klubi nga Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat