Balotazh për ekipet e para në Ligën e Tretë

Futboll

Balotazh për ekipet e para në Ligën e Tretë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:55
Balotazh për ekipet e para në Ligën e Tretë

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në takimin e fundit, dha dritë jeshile për propozimin e Komisionit për gara, e cila propozoi që sezoni në elitën e futbollit vendor, të vazhdojë me 4 javë të raundit të tretë, pas së cilës do të zhvillohen ndeshjet e plej offit dhe plej autit, duke mos u larguar asnjë skuadër.

Në sezonin e ardhshëm, Liga e Parë do të zgjërohet në 12 ekipe, duke shtuar ekipet që janë në vendin e parë në Liga e Dytë – Lindje dhe Perëndim, ose me skuadrat e Pelisterit dhe Bellasica.

Vendet në Ligën e Dytë do të plotësohen me ekipet që janë aktualisht në vendet e para në Ligën e Tretë, të cilat do të zhvillojnë ndeshje të balotazhit për të plotësuar dy vende në Ligën e Dytë Lindje dhe Perëndim. M

e vendim të Këshillit Drejtues dhe propozimin e Komisionit për gara, anulohet sezoni në futsall dhe fubolli në konkurencën e femrave. Në fund u caktua që Kuvendi i ardhshëm i FFM-së, të zhvillohet më 20 ose 27 qershor, të këtij viti, në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat