Barcelona nuk do ta largojë Lengletin

Futboll

Barcelona nuk do ta largojë Lengletin

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:35
Lengleti

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kartoni i Clement Lenglet.

Zërat për transferimin e Lautaro Martinez te Barcelona nuk kanë të ndalur, derisa shuma e lartë e kartonit të tij bën që disa lojtarë të lidhen me largimin e mundshëm nga ‘Camp Nou’, për t’u siguruar fondet.

Një nga emrat që thuhej se mund të largohet është ai i qendërmbrojtësit Lenglet, por një gjë e tillë duket se ka pak gjasa të ndodh.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, Barcelona nuk do ta shes kartonin e Lenglet gjatë verës.

Francezi shihet si pjesë shumë e nevojshme për skuadrën, pasur parasysh problemet në mbrojtje.

Të ardhurat për Lautaro Martinez Barcelona planifikon t’i sigurojë në një mënyrë tjetër. Lenglet do të jetë i qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat