Keni respekt për Gjeneratën e Republikës, që kundërshtoi Serbinë e Millosheviqit!

Futboll

Keni respekt për Gjeneratën e Republikës, që kundërshtoi Serbinë e Millosheviqit!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:37
Keni respekt për Gjeneratën e Republikës, që kundërshtoi Serbinë e Millosheviqit!

Si sot më kujtohet zymtësia në gushtin e vitit 1991! Shqiptarët ishin dëbuar nga puna, nga Universiteti i Prishtinës, nga stadiumet dhe objektet sportive.

Agresori serb kishte pushtuar Kosovën në të katërt anët, që besa kishin ardhur edhe disa të ashtuquajtur “Izbeglica”, serb nga Bosnja, dhe ishin veshur edhe milicë, duke i shërbyer regjimit kriminal! 
Sporti nën tytat e automatikëve, të jesh apo të mos jesh!

Vendosën të ndahen nga garat ish jugosllave dhe  nga ato serbe, formuan Kampionatet e Pavarur të Republikës së Kosovës.
Disa nga sportistët lanë fusha përrallore dhe ofertat e majme dhe vazhduan rrugën në garat e Republikës e Kosovës, në fusha të improvizuara dhe salla të shkollave! 

Gjenerata e Republikës, të gjitha degë sportive, veç një Zot e dinë se sa herë janë maltretuar në punkte famëkeqe të milicisë serbe!

Çdo sportist që u nis për ndeshje futbolli, njësoj sikur me shkuar në luftë, askush nuk e ka ditur se si do të kthehet në shtëpi: I vdekur apo i rrahur apo pa ther në këmbë, jetë fati nën plumbin e milicisë serbe. Gjenerata e Republikës është e paprekshme. 

Mos e prekni dhe mos u talleni me djem e vajzat, me burra e gratë e Gjeneratës së Republikës, respektojeni, se mos të ishin ata sponsorë, donatorë, veprimtarë e të gjithë sportistë, që rrezikuan jetën, do të vdiste sporti i Republikës. Respekt për Gjeneratën e Republikës, nuk ishte të lehtë t’i dalësh fyt për fyti milicisë serbe në vitin 1991-1999. Mos e harroni Gjeneratën e Republikës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat