Ja kush janë skuadrat që do të luftojnë për në Ligën e dytë - Bota Sot
Ja kush janë skuadrat që do të luftojnë për në Ligën e dytë

Futboll

Ja kush janë skuadrat që do të luftojnë për në Ligën e dytë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:04
Ja kush janë skuadrat që do të luftojnë për në Ligën e dytë

FFM-ja ka dërguar në ligën e parë dy ekipet më të mira në ligën e dytë-Lindje dhe Perëndim, duke hapur mundësinë për dy vende në Ligat e dyta -Lindje dhe Perendim, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

Vendet në Ligën e dytë do të plotësohen përmes balotazhit ndërmjet ekipeve që janë në vendet e para në Ligat e treta.
Në konkurencën e Perëndimit pritet të formohet grupi prej tre ekipeve, ku do të luajnë: Besa nga Dobërdolli, Fortuna nga Hasanbegu dhe Veleshta nga Struga, ndërsa në Ligën e dytë-Lindje do të konkurrojnë Rosoman dhe Slloga Vinica.

Vetëm kampionët e grupeve do të inkuadrohen në Ligat e dyta.

FFM do të caktojë datat e ndeshjeve të balotazhit. Futboll do të luhet vetëm në ligën e parë, kurse garat tjera janë ndërprerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat