Kategoria Superiore rinis më 3 qershor - Bota Sot
Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Futboll

Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:10
Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Tashmë është zyrtare, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor pas një pushimi 3-mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë  duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.

Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit.  Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Digitalb duke nga filluar nga e mërkura rikthehet të transmetojë të gjitha ndeshjet dhe tifozët nuk do të humbasin asgjë duke filluar nga intervistat para dhe pas ndeshjeve në emisionin Gol pas Goli që do të shoqërojë siç do herë kampionatin jave pas jave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat