Ramsey: Atmosferë e mirë për rifillimin e sezonit

Futboll

Ramsey: Atmosferë e mirë për rifillimin e sezonit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 18:48
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey është i lumtur me faktin që futbolli po rikthehet në fushat e blerta.

Ramsey ka siguruar të gjithë se po ndihet shumë mirë dhe se Juventus po shohin përpara për rikthimin në fushat e blerta.

Uellsiani ka kaluar kohën e pandemisë në Itali, duke humbur mundësinë të kthehej në shtëpi. Mesfushori është i lumtur që futbolli po rikthehet dhe ndjehet sikur gjithçka është mirë.

“Ndihem shumë mirë. Po kthehemi në fushën e blertë dhe është shumë mirë. Italia bëri izolimin heret dhe mbeta këtu”, ka thënë Ramsey.

“Besoj se të gjithë hapat e duhur janë marrë dhe tani gjithçka po kthehet në normalitet. Është korrekte që të kthehemi përsëri. Jemi të lumtur për rifillimin”, shtoi lojtari i Juves.

Ramsey është lidhur së fundmi me një largim të mundshëm nga Juve, me skuadrën e Manchester United që shihet si një destinacion i mundshëm për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat