Dy teste negative, mesfushori i Milanit rikthehet në stërvitje - Bota Sot
Dy teste negative, mesfushori i Milanit rikthehet në stërvitje

Futboll

Dy teste negative, mesfushori i Milanit rikthehet në stërvitje

Më: 29 maj 2020 Në ora: 23:18
Franck Kessie

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, është rikthyer në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Në mediat italiane flitej se lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte i infektuar me Coronavirus, por fatmirësisht ai ka dalë negativ dhe në testin e dytë.

Sipas raportimit të “MilanNews”, Kessie përfundoi peirudhën 14-ditore të karantinës. Lojtari hasi vështirësi në kthimin në Milano, por tashmë gjithçka është kthyer në normalitet.

Milan vazhdon përgatitjet për rifillimin e Seria A, ku ditën e djeshme u vendos për datën 17 qershor. Kuqezinjtë kërkojnë rikthimin në Champions League, ku kanë disa vite që kanë dështuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat