Juventus i ofron tre emra Chelseat për Jorginhon

Futboll

Juventus i ofron tre emra Chelseat për Jorginhon

Më: 30 maj 2020 Në ora: 15:48
Juventus i ofron tre emra Chelseat për Jorginhon

Maurizo Sarri e dëshiron me çdo kusht mesfushorin Jorginhon, transmeton Insporti.

Sipas gazetës së njohur “SPORT”, Juventusi i ka ofruar tre emra ekipit të Frank Lampard për t’a zgjedhur njërin në këmbim të Jorginhos.

Bëhet fjalë për Douglas Costa, Federico Bernardeschi dhe Adrien Rabiot.

Juventusi nuk dëshiron të shpenzoj para për mesfushorin italian por është në gjendje të sakrifikoj njërin nga tre lojtarët për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit Sarri.

Sarri ishte trajner i Jorginhos në Napoli e pastaj edhe në Chelsea.

Këtë sezon, Jorginho është paraqitur në 26 ndeshje ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat