Idrizi i revoltuar: Një falënderim apo edhe një sharje nëse kemi bërë diçka të keqe që kemi luajt për kombëtaren e Kosovës

Futboll

Idrizi i revoltuar: Një falënderim apo edhe një sharje nëse kemi bërë diçka të keqe që kemi luajt për kombëtaren e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2020 Në ora: 16:33
Idrizi i revoltuar: Një falënderim apo edhe një sharje nëse kemi bërë diçka të keqe që kemi luajt për kombëtaren e Kosovës

Ish futbollisti i mirënjohur, Bashkim Idrizi, është revoltuar që Gjenerata e Republikës, nuk e ka kujdesin e duhur. Ai e ka komentuar shkrimin me titullin: “Keni respekt për Gjeneratën e Republikës, që kundërshtoi Serbinë e Millosheviqit!”, shkrim që u botua në gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Më e keqja qysh një herë nuk u ftuam ta rikujtojmë se si shkuam në Shqipëri, si u prezantu FFK, me cilët lojtar, që me të vërtet kemi qenë disa lojtar që kudo kishim mundur me luajt por ne e kryem obligimin tonë, luajtëm për Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe kjo pjesa tjetër që Federata jonë një here s’ju kujtu ti thërras këta djem, ti bashkoi se kemi çka kujtojmë.

Një falënderim apo edhe një sharje nëse kemi bërë diçka të keqe që kemi luajt për kombëtare tonë. Kemo faleminderit për kujdesin e kësaj gjenerate, ndërsa për të gjithë këtë grup të këtyre lojtarëve, kryesisë, donatorëve, trajnerëve përshëndetje dhe respekt kudo që janë”, komenton Idrizi.

Ai ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës me 14 shkurt të vitit 1993, kur luajtën ndeshje revyale me Shqipërinë dhe që mbahet mend si ndeshja e parë historike shtet me shtet dhe fitoi Shqipëria me 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat