Osmani kujton me krenari ditët e tija!

Futboll

Osmani kujton me krenari ditët e tija!

Nga: K. G. Më: 30 maj 2020 Në ora: 17:17
Osmani kujton me krenari ditët e tija!

Ish futbollisti Fadil Osmani, sot ka 59 vjeç, kujton me krenari ditët e tij, kur ka luajtur në disa ekipe të Kosovës dhe pastaj në vitet e 90-ta vazhdojë karrierën edhe në Gjermani.

“Ishte fundi i vitit 1994 dhe unë erdha në Gjermani si shumica e shqiptarëve.

Jam sportist dhe futbollin e kam ne  zemër. Hapat e parë i pata bë në klubin Trepça, ku qysh në treningun e parë trajneri tashme i ndjerë Petar Mërgja më pranoj menjëherë, mirëpo unë për disa shkaqe nuk  vazhdova. 

Kështu që dikur vonë, në vitet 1975-1981, pata luajtur për Akumulatorin e Mitrovicës. Dy vite në Ligen e dytë të Kosovës e tjerat vite në ligën e qarkut”, kujton ato kohëra Osmani. 

Ai flet edhe për cilin ekip ka luajtur në Gjermani: “Në Gjermani që nga viti 1995 kam luajtur. Dy vite për VFr Evesen dhe 22 vite për klubin S V 45 Krainhagen. 

Suksesi im më  i madhi dhe i klubit në histori te tyre ishte kur ne u bëmë kampion i ligës së qarkut nën menaxhimin tim sepse deri me atëherë domethënë 69 vite asnjëherë nuk kishin qenë kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat