Trajneri në karantinë i një Vllaznie me halle

Futboll

Trajneri në karantinë i një Vllaznie me halle

Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:27
Mirsad Jonuz

Shqipëria drejt hapjes. Me lehtësimin e kufizimeve të pandemisë së Covid-19 ditët e mbylljes janë një kujtim i keq, por ende i freskët, e megjithatë karantina jo për të gjithë ka mbaruar.

Në Shkodër, kryeqendrën e veriut, në vetizolim është trajneri i Vllaznisë. Mirsad Jonuzit i duhet të plotësojë 14-ditëshin e karantinës, pasi u rikthye nga Maqedonia. Por si është një trajner në karantinë? Jonuz ditët i kalon në apartamentin e tij në qendër të Shkodrës dhe me bujari pranon një intervistë per Sport News, natyrisht duke u qëndruar strikt rregullave të distancimit e madje përkujdeset që të na servirë maskat dhe dorezat, pasi ka dezinfektuar ambientet e brendshme.

Mirsad Jonuz shpjegon se dita e tij është, pak a shumë, e ngjashme me atë të të gjithëve gjatë ditëve të izolimit. Ballkoni është një shpëtim, një mundësi për pak ajër dhe një panoramë që të kujton jetën e lirë. Frigoriferi natyrisht një tundim ndaj të cilit duhet patur kujdes, më tepër kohë për të ndjekur televizion, ku fokusi kryesor është lajmi sportiv dhe telekomandën që nuk lëviz nga Sport News.

Një mjeshtëri e përvetësuar mirë edhe ajo e përgatitjes së kafesë turke në shtëpi e mbi të gjitha shumë dedikim ndaj Vllaznisë, duke rikuperuar deficitin distancë. Analiza dhe organizim i stërvitjeve, komunikim frekuent me stafin dhe lojtarët, sic dëshmon edhe biseda me ndihmësin e tij Ideal Lekiqi. Megjithatë, më mirë se kushdo flet vetë intervista e trajnerit, që shpjegon jetën në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat