E refuzoi Realin

Futboll

E refuzoi Realin

Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:37
E refuzoi Realin

Të marrësh një ftesë nga klube si Real Madrid, është maksimumi dhe ëndrra e çdo futbollisti. Por ka edhe nga ata që kanë pasur guximin për të refuzuar kalimin te “Los Blancos”.

Francesco Totti është njëri prej tyre, por diçka të tillë e ka bërë edhe një holandez. Bert Konterman, ish-mbrojtës i Kombëtares holandeze, zbulon prapaskenën për Talkin Fitbaw.

Ishte viti 1999 dhe luante me Feyenoord, trajneri Leo Beenhakker i tregoi se po e kërkonte Reali. Konterman u befasua, normalisht që u gëzua shumë, por në fund refuzoi kalimin në Madrid.

“Në verën e vitit 1999, Real Madrid më bëri një ofertë. Leo Beenhakker (ish-trajner i Real Madrid) e njihte mirë klubin spanjoll dhe më tregoi se donin të më blinin. ‘Po tallesh, nuk të besoj’, iu përgjigja. “Ai dëshironte që të qëndroja te Feyenoord, por më tha: ‘E di që do të shkosh te Reali, bëhet fjalë për një klub fantastik‘. Në mendjen time kisha imagjinuar gjithmonë një transferim në Bundesligë ose Premier League, sepse flisja mirë gjuhën gjermane dhe atë angleze”.

“Ideja e kalimit në Spanjë më frikësonte, pak sepse do të shkoja në një klub kaq të madh dhe pak prej faktit që nuk do arrija dot të mësoja spanjisht. Nuk ndihesha gati dhe e refuzova Realin. Ishte një vendim idiot, ata ishin shumë të interesuar për mua“, rrëfen ish-mbrojtësi holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat