Tjetër shtet hap dyert e stadiumeve për tifozët

Futboll

Tjetër shtet hap dyert e stadiumeve për tifozët

Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:41
Tjetër shtet hap dyert e stadiumeve për tifozët

Polonia do të rinisë sezonin sot dhe prej datës 19 qershor dhe stadiumet nuk do të jenë bosh pasi të paktën 25% e tyre do të mbushen nga tifozët.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Mateuz Moraviecki, raporton ANSA. “Tifozët do mund të kthehen më 19 qershor. Do të garantojmë që strukturat të jenë të pajisura për dezifenktimin, blerjen e biletave dhe për të mos krijuar radhë dhe grumbullime, që personat të kenë mundësi të shkojnë duke respektuar standardet shëndetësore”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Zibi Bonjek, ka nënvizuar se “fillimisht do të lejohen në stadium vetëm tifozët e ekipit pritës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat