Djemtë e ish funksionarit të lartë të Kosovës kur u bënë synet!

Futboll

Djemtë e ish funksionarit të lartë të Kosovës kur u bënë synet!

Nga: K. Goca Më: 30 maj 2020 Në ora: 19:29
Djemtë e ish funksionarit të lartë të Kosovës kur u bënë synet!

Pak kush që nuk e ka njohur dhe nuk ka dëgjuar për atdhetarin e madh Rexhep Abdullahu. 
Rexhep Abdullahu ka qenë kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës (PNDSH) dhe ish kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, nga viti 1993 deri në vitin 2000. 

Abdullahu ka qenë kryetar i FFK-së në kohërat më të vështira, duke iu kundërvu edhe agresor serb.  Ai ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2007.

Djali i tij, sot analist politik Fatoni, kujton kohën e synetisë së bashku me të vëllaun Bujari. 

“Me plisa unë dhe vëllau për syneti - mooootii

Përball Hoxhës së nderuar, unë me vëllaun tim Bujarin për ritualin fetar, para se të hyjmë në dhomën tjetër ku na priste xharahu. Shumë vite më parë, por mua më kujtohet çdo detaj, atë ditë vere në shtëpinë time të vjetër në Prishtinë. Ajo që më lë mbresa të thella është se synetinë në atë kohë baba jem Rexhepi, i burgosur politik, ‘me harç e me borxh’ e kishte bërë festë të madhe, përtej dasme.

Synetia ishte ritual që bëhej edhe si shenjë mos pajtimi me pushtetin, shenjë anti-jugosllavi, anti-komunizmi. Pak njerëz e dinë se në krejt hapësirën shqiptare Shkodra dhe Prishtina kanë qenë qytetet më antikomuniste. Shumica e këtyre burrave në foto, ashtu si edhe e krejt të t’ftuarve atë ditë në shtëpinë time, ishin ish të burgosur politik.

Por krejt ky postim më shkon huq nëse nuk e hetoni se unë me vëllaun, në kokë kemi plisat e bardhë. Kjo është dëshmi e një gërshetimi funksional të fetares me kombëtaren në një familje prishtinase. Baba im është ky prapa nesh. I lodhur atë ditë feste, por kurrë i lodhur për ta shfaqur idealin e tij në çdo formë e mundësi”, shkroi Fatoni në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat