Tottenham mund ta transferojë Coutinhon, por vetëm në formë huazimi

Futboll

Tottenham mund ta transferojë Coutinhon, por vetëm në formë huazimi

Më: 30 maj 2020 Në ora: 23:16
Philippe Coutinho

Tottenham nuk po e konsideron mundësinë për transferimin permanent të Philippe Coutinho.

Interesimi i skuadrave të Premierligës për shërbimet e Philippe Coutinho vazhdon të jetë ekzistent, por Barcelona mund ta ketë të vështirë ta shes kartonin e tij.

Braziliani do të kthehet në ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni, pasi Bayern Munich vendosi të mos e transferojë lojtarin në formë permanente.

Tottenham tani janë të vendosur ta kenë lojtarin, por vetëm në formë huazimi.

Barcelona do ta lejonte lojtarin që të kalonte përsëri në formë huazimi, por Spurs do duhej të paguanin 10 milionë euro për një sezon.

Manchester United është një nga skuadrat tjera që lidhet me lojtarin, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat