Juventusi vazhdon ta përfshijë Rabiotin në ofertën për Pogban

Futboll

Juventusi vazhdon ta përfshijë Rabiotin në ofertën për Pogban

Më: 31 maj 2020 Në ora: 08:36
Pogba

Klubi italian, Juventusi vazhdon ta ketë objektiv të madh të verës yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Old Trafford pasi nuk po kalon kohë të mirë me Unitedin.

Ylli francez ka qenë më shumë i lidhur me një transferim te Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventusi.

Zonja e Vjetër është shumë e interesuar ta rikthej francezin në Allianz Stadium dhe tashmë po përpilon oferta të ndryshme në drejtim të Djajve të Kuq.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi ka propozuar përfshirjen e Adrien Rabiot si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për Pogban.

Rabiot ka luftuar për të imponuar veten në sezonin e tij të parë te Juve, pasi u bashkua nga PSG, por ka dështuar duke bërë vetëm 11 paraqitje si titullar këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat