Inter me plan konkret për Tonalin, shifër e majme dhe kartonin e 2 lojtarëve

Futboll

Inter me plan konkret për Tonalin, shifër e majme dhe kartonin e 2 lojtarëve

Më: 31 maj 2020 Në ora: 09:18
Sandro Tonali

Interi nuk do të ndalet derisa të arrijë të sigurojë shërbimet e talentit të Brescias, Sandro Tonali. Gazzetta dello Sport ka hapur sot sërish gazetën me planin e zikaltërve për të arritur te lojtari i ri.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, do 50 milionë euro për futbollistin e ri, por Interi nuk do të shpenzojë aq shumë. Drejtuesit po mundohen që të përfshijnë dhe lojtarë në marrëveshje në mënyrë që të bindin ekipin e Emanuele Ndojit.

Interi ka ofruar 40 milionë euro për Tonalin dhe Espositon ose Pinamontin. Brescias duhet të zgjedhë mes njërit prej lojtarëve nëse pranon një marrëveshje të tillë. Tonali është një prej talentëve më të mëdhenj të Italisë dhe Conte e do në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat