Sagnol beson se Sane është një lojtar që ka pasur shumë probleme

Futboll

Sagnol beson se Sane është një lojtar që ka pasur shumë probleme

Më: 31 maj 2020 Në ora: 13:32
Sagnol beson se Sane është një lojtar që ka pasur shumë probleme

Ish anëtari i Bayern Munich, Sagnol, ka befasuar me komentet për Leroy Sane.

Willy Sagnol beson se Sane është një lojtar që ka pasur shumë probleme gjatë karrierës së tij, dhe nuk do të ishte i suksesshëm te bavarezët.

Ish mbrojtësi i krahut të djathtë madje thotë se ai do të ishte një disaster me fanellën e kampionëve të Bundesliga.

“Ai nuk i përgjigjet aspak Bayernit, për sa i përket karakterit të tij”, ka thënë Sagnol për ‘RMC’, transmeton lajmi.net.

“Ai është një djalosh, forma e së cilit nuk ka vazhdimësi dhe që është i tërhequr”, ka shtuar francezi.

“Për mua, ai nuk i përshtatet fare klubit. Ai ka pasur shumë probleme te Manchester City, por edhe te skuadra kombëtare.

Bayern janë gati të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e Leroy, por Manchester City kërkon së paku 100 milionë. Krerët e Bayern janë optimist lidhur me transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat