Conte përgatit Interin për përmbysjen ndaj Napolit

Futboll

Conte përgatit Interin për përmbysjen ndaj Napolit

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:55
Conte përgatit Interin për përmbysjen ndaj Napolit

Pas lajmit të rëndësishëm se edhe në Itali do të rifillojë futbolli, të gjitha skuadrat janë duke u stërvitur për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në kampin e Interit, të gjithë janë duke u përgatitur për testin e vështirë që do të kenë ndaj skuadrës së Napolit, e cila drejtohet nga Genaro Gattuzo.

Trajneri i Interit, Antonio Conte është duke bërë gjithçka që ka në dorë për ta fituar këtë betejë mjaft të rëndësishme dhe të kalojë në finale. Në raportimin e bërë ditën e sotme nga Gazetta Dello Sport thuhet se Conte e ka ndarë stërvitjen në tipe të ndryshme.

Në një seancë është fokusuar për anën taktike dhe ka bërë disa video për të parë dhe korigjuar gabimet e bëra, ndërsa një seancë tjetër është përqendruar në përgatitjen fizike të lojtarëve.

Zikaltërit humbën ndeshjen e parë të gjysmëfinales 1-0 në shtëpi në San Siro dhe kështu u duhet një fitore e “rehatshme” për të kaluar në finalen e Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat