E rrallë, Sahit Kelmendi dhe Dragan Stojkoviqi

Futboll

E rrallë, Sahit Kelmendi dhe Dragan Stojkoviqi

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:05
E rrallë, Sahit Kelmendi dhe Dragan Stojkoviqi

Ish futbollisti Sahit Kelmendi si shpesh e lëshonte mjekrën jo vetëm në fytyrën e tij por edhe kundërshtarëve!

Thonë edhe sot gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina, Sahit Kelmendi ka qenë aq trim sa nëna nuk lind asi djali!
Luftarak i madh në fushë por edhe i besës dhe nuk përtonte të rrihej me serbë e maqedonë sa herë e donte nevoja!  

Fakti që nuk harrohet është pranvera e vitit 1988 kur midis Beogradit nokautoi Milosh Driziqin e Radit.  Këto foto që ka postuar sot Sahit Kelmendi, kohën kur ishte kapiten i Prishtinës dhe kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit në stadiumin e Prishtinës.

Image

Me të kaltra Abdyl Bellopoja, portieri Zoran Lemajiqi, Sahit Kelmendi etj.

Në taborin beogradas kapiten Dragan Stojkoviqi, i cili ushtrinë e kishte kryer në Prishtinë.  Në stadium ishin mbi 30 mijë shikues, Prishtina e humb lojën me rezultat 2:3 (me 13 mars të vitit 1988) nga Zvezda krejt me fajin e mbrojtësit Dragi Kaliçaninit kur trajneri Josip Duvançiç e nxori në pjesën e dytë.

Në minutën e 52-të, Abdyl Bellopoja e humb penalltinë kur e kishte mbrojtur Davidoviqi. Sahit Kelmendi dhe Dragan Stojkoviq, kapitenët e vitit 1988!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat