Baloteli bën me nerva presidentin - Bota Sot
Baloteli bën me nerva presidentin

Futboll

Baloteli bën me nerva presidentin

Më: 31 maj 2020 Në ora: 16:05
Baloteli bën me nerva presidentin

Mario Balotetli vazhdon “t’i hedhë benzinë zjarrit”.

Sipas gazetarit të njohur të futbollit italian Xhanluka Di Marcio, sulmuesi problematik nuk është shfaqur fare në stërvitje me Breshian gjatë kësaj jave. “Super Mario” është shprehur kundër rinisjes së futbollit italian, por shmangia e përgjegjësisë për t’u stërvitur me ekipin e ka acaruar presidentin Masimoi Selino. Di Marcio shkon më tej duke aluduar se klubi po mendon të prishë kontratën me Balotelin.

Baloteli duhet të rikthehet sa më shpejt në skuadër pasi duhet të kryejë një terapi për të shëruar këmbën.

Forma e tij te Breshia i ka zhgënjyer drejtuesit teksa në 19 ndeshje, ai ka shënuar 5 herë dhe largimi i tij nga Breshia nuk do të ishte më çudi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat