U rrëzua me biçikletë, sulmuesi rrezikon karrierën!

Futboll

U rrëzua me biçikletë, sulmuesi rrezikon karrierën!

Më: 31 maj 2020 Në ora: 16:09
U rrëzua me biçikletë, sulmuesi rrezikon karrierën!

Një biçikletë i rrezikon karrierë sulmuesit të Dijon Yassine Benzia. Ky i fundit pësoi një aksident të rëndë teksa po shëtiste me një biçikletë. Algjeriani ka përfunduar në spital dhe ka kryer një operacion në dorën e majtë.

Lajmet nga Franca janë pesimiste dhe 25-vjeçari rrezikon të mos e përdorë dot më atë.

Presidenti i Dijon, Olivier Delcourt ka folur shkurt rreth gjendjes së lojtarit për Bien Public. “Yassine ka marrë morfinë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital për një farë kohe“, deklaron kreu i klubit francez.

Dora e majtë e lojtarit është në gjendje shumë të keqe pas rrëzimit dhe frika e humbjes së saj është e madhe, diçka që mund të rrezikojë edhe karrierën e lojtarit të kombëtares algjeriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat