Monchengladbach shkatërron Union Berlinin

Futboll

Monchengladbach shkatërron Union Berlinin

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:25
Monchengladbach shkatërron Union Berlinin

Skuadra e Borussia Monchengladbach me lojë e rezultat 4:1 e shkatërron ekipin e Union Berlinit, në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesliga I në futboll.

Për Monchengladbach shënuan Neuhaus (17'), Thuram (41' e 59'), Plea (81') dhe për Union Berlinin  Andersson (50').

Futbollistët e Monchengladbach kanë luajtur më mirë dhe si fryt i kësaj edhe fituan bindshëm.

Monchengladbach renditet në vend të tretë me 56 pikë dhe Union Berlini është i 14-ti me 31 sosh.

Monchengladbach ngec për 11 pikë nga lideri Bayerni dhe një nga Dortmundi në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat