David Alaba paralajmëron rivalët e Bayernit

Futboll

David Alaba paralajmëron rivalët e Bayernit

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:26
David Alaba

Mbrojtësi austriak i Bayern Munchenit, David Alaba ka folur për mediat gjermane pas fitores ndaj Dussledorf-it në ligë.

“Jemi shumë ambiciozë. Atmosfera brenda skuadrës është shumë pozitive dhe kjo duket gjatë ndeshjeve”, ka thënë David Alaba.

Ylli i Bayern Munich është i motivuar pas fitores së fundit në ligë dhe nuk vendos asnjë limit, as për sa i takon rinovimit. “Duam të fitojmë çdo ndeshje, kemi shumë uri dhe duam të jemi gjithmonë kampionë”, ka thënë ai për mediat gjermane.

“Kjo është ajo që na veçon nga të tjerët”.

Në lidhje me të ardhmen e tij: “Tani dua të përqendrohem te ndeshjet. Nuk kemi caktuar një datë për të folur për kontratën time. Të shohim si do të shkojnë gjërat në javët e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat