Klubet e Serie A po punojnë që të rikthejnë tifozët në stadiume në muajin korrik

Futboll

Klubet e Serie A po punojnë që të rikthejnë tifozët në stadiume në muajin korrik

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:43
Klubet e Serie A

Ndërsa pandemia e koronavirusit në Itali vazhdon të lehtësohet, raportohet se Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli propozoi rihapjen e pjesshme të stadiumeve të Serie A.

Kinematë dhe koncertet e hapura do të mbahen gjatë kësaj vere, gjë kjo që shtyn disa nga aketerët e futbollit të pyesin pse tifozët e futbollit duhet të trajtohen ndryshe.

Sipas burimeve të mediumeve italiane, Presidenti i Juventusit, Agnelli propozoi një plan për 19 pronarët e tjerë të klubeve në Serie A që të rihapnin pjesërisht stadiumet në mes të korrikut.

Ideja do të ishte të lejonte tifozët në vetëm 10 përqind të kapacitetit të stadiumit, për të siguruar që distanca sociale mund të ruhet ende.

Polonia, Mali i Zi, Rusia dhe Serbia tashmë planifikojnë të lejojnë disa tifozë nga qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat