E konfirmon agjenti: “Jemi afër arritjes së marrëveshjes me Unitedin për Ighalon”

Futboll

E konfirmon agjenti: “Jemi afër arritjes së marrëveshjes me Unitedin për Ighalon”

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:16
Odion Ighalo

Ighalo mund ta veshë fanellën e Manchester United deri në vitin 2021.

Atta Aneke, agjenti i Odion Ighalos, ka konfirmuar se Manchester United dhe Shanghai Shenhua janë afër arritjes së marrëveshjes për zgjatjen e huazimit të sulmuesit të Nigerisë.

“Jemi afër arritjes së marrëveshjes me Manchester United për zgjatjen e huazimit. Marrëveshja nënkupton se Ighalo do të qëndrojë deri në janar të vitit 2021”, tha Aneke.

30-vjeçari ka bërë 8 paraqitje për Unitedit nga janari, duke shënuar 4 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat