Objektivi i Man Utd, Saul Niguez: Do ta njoftoj ekipin e ri brenda tre ditëve

Futboll

Objektivi i Man Utd, Saul Niguez: Do ta njoftoj ekipin e ri brenda tre ditëve

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:38
Saul Niguez

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez ka zbuluar se po shkon drejt një “klubi të ri”, për të cilin thotë se do të tregohet brenda tre ditësh.

Ylli i Spanjës ka qenë prej kohësh i lidhur me Manchester United, ndërsa Arsenali i Mikel Arteta gjithashtu ishte i lidhur me 25-vjeçarin në të kaluarën.

Njoftimi i tij ka ngjallur edhe një herë spekulime se ai mund të shkojë në Premierligë.

Në Twitter, ai postoi një deklaratë ku thuhej thjesht: “Doja të komunikoja diçka të rëndësishme për ju”.

Më poshtë ishte një grafik ku shkruhej: “Klub i ri. Unë do ta njoftoj atë për tre ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat