Dortmund fitore bindëse me goleadë, Sancho shënon het-trik, një gol i dedikohet George Floyd

Futboll

Dortmund fitore bindëse me goleadë, Sancho shënon het-trik, një gol i dedikohet George Floyd

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:54
Sancho

Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në udhëtim 1:4 Paderbornin.

Këtë ndeshje startoi për herë të parë pas rifillimit të Bundesligës, Jadon Sancho – i cili realizoi tre gola në minutat 57’ , 74’ dhe 90+1′, ku të parin ia dedikoi George Floyd, njeriu me ngjyrë që u vra nga një polic në Amerikë.

Për këtë gjest ai u ndëshkua me karton të verdhë.

Thorgan Hazard (54’) rihapi fillimisht rezultatin, kurse Hunemeier (72’) shënoi për vendasit. Achraf Hakimi (85’), Marcel Schmelzer (89′) ishin realizatorët e tjerë në fitoren e skuadrës së Favre.

Verdhezinjtë mbesin në pozitën e dytë me 60 pikë, kurse Paderborn është pothuajse jashtë Bundesligës, duke tubuar 19 pikë në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat