Nuk ka para, Real Madridi mund të mos bëjë asnjë blerje këtë sezon

Futboll

Nuk ka para, Real Madridi mund të mos bëjë asnjë blerje këtë sezon

Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:51
Reali i Madridi

Kriza financiare e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka gjunjëzuar të gjithë botën, por sidomos Spanjën, e cila, përveç humbjes së jetëve, është prekur edhe ekonomikisht.

Dhe, si çdo biznes tjetër, ai që e ka ndjerë më fortë këtë krizë ka qenë futbolli dhe në veçanti Reali i Madridit.

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Marca”, duket se “Los Blancos” e kanë mbyllur merkaton në hyrje për këtë sezon, teksa po mendohen që të fuqizohen sezonin e ardhshëm.

Sipas revistës së famshme spanjolle, madrilenët nuk do të bëjnë asnjë blerje në këtë merkato verore, teksa, të gjithë objektivat i kanë shtyrë për vitin e ardhshëm, pra për verën e vitit 2021.

Reali duket se, vetëm nga biletat pritet që të humbasë 150 milionë euro, nëse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Kështu, nga sa mësohet, objektivat në merkaton e madrilenëve do të duhet të presin edhe një vit, në mënyrë që të konsiderojnë një transferim të tyre në kryeqytetin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat