Klubi shqiptar në Maqedoni: Me keqardhje duhet t’ju informojmë, nuk na intereson...

Futboll

Klubi shqiptar në Maqedoni: Me keqardhje duhet t’ju informojmë, nuk na intereson...

Nga: K. G. Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:49
Klubi shqiptar në Maqedoni: Me keqardhje duhet t’ju informojmë, nuk na intereson

Klubi i futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, që garon në elitën e Maqedonisë së Veriut, shpreh shqetësimet e tyre. 

“Me keqardhje duhet t’ju informojmë se lajmet që keni lexuar sot janë të vërteta, për fat të keq kemi 4 raste pozitive me Covid 19 ne klubin tonë. 

Emrat e personave do i keni ditëve ne vijim, jo se duam ti mbajmë sekret por duhet të bëhet edhe testimi i dytë dhe te vërtetohen këto raste. I gjithë ekipi i KF RENOVA ka anuluar çdo aktivitet derisa të kemi ndonjë rekomandim nga organet kompetente. 

Tani më ne si KLUB dhe si një FAMILJE nuk na intereson se do luhet apo jo ky kampionat, por vetëm na intereson shëndeti i antarëve tanë dhe i familjeve të tyre. 

Shpresojmë që disa të tjerë kanë filluar ta kuptojnë se sa është serioze kjo situatë. Shëndeti mbi të gjitha.
Së bashku do i kalojmë të gjitha sfidat”, shkruan në faqen e Renovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat